Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniNdërron jetë nga Koronavirusi një shqiptar në Bergamo të Italisë

Ndërron jetë nga Koronavirusi një shqiptar në Bergamo të Italisë

Një shqiptar i prekur nga Koronavirsui në Bergamo nuk ka mundur që të triumfojë ndaj tij dhe ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga një i afërm i tij në një status në Facebook.

Statusi i Artion Barjamaj:

Kam shijuar pafund miqësinë tonë të veçantë, bisedat e gjata dhe sensin tënd të humorizmit…

Familjet tona kanë qenë shumë të afërta, bashkëshortja jote me time më pothuajse motra, unë me djemtë e tu si vëllezër…

Një harmoni e jashtëzakonshme na kapte të gjithëve sa herë familjet tona takoheshin. Jeta sikur bëhej më e thjeshtë, problemet, vështirësitë sikur largoheshin, koha sikur ndalej… Për ato çaste kishim kohë të mendonim për bukurinë e jetës, për momentet e bukura që kemi kaluar dikur, edhe pse ishim të varfër, por të lumtur pafund.

Flisnim shumë dhe për objektivat e të ardhmes, përpiqeshe shumë të më mësoje gjëra që dije më mirë dhe më saktë, ndërkohë unë, si një nxënës i mirë, dëgjoja me vëmendje. Nuk mungonin dhe përplasjet e ideve dhe debatet, i jepnin më shumë dinamizëm bisedës dhe e bënin akoma më interesante.

Na lëndove shumë të gjithëve kur morëm vesh se ky virus i mallkuar të kishte prekur. Pafundësisht më shumë kur morëm vesh se nuk ja dole dot. Sa keq më vjen që nuk kemi mundësi të ishim me ty të të shoqëronim për në shtëpinë e fundit.

Jam i bindur që po ikën krenar, ke lënë mbrapa emër të mirë, të një njeriu plot vlera dhe punëtor. Arrite të ndërtosh një familje me njerëz fantastik.

Do të të kujtoj gjithë jetën plot me buzëqeshje dhe respekt…

Pusho në paqe xhaxhi Besnik…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!