Rreth 200 mërgimtarë të cilët janë nisur nga vendet e Evropës për të ardhur në Maqedoninë e Veriut përmes rrugëve tokësore, janë bllokuar në kufirin Hungari-Serbi. Kjo për shkak të masave që kanë marrë autoritetet serbe në luftën kundër koronavirusit, dhe nuk lejohet të hyjnë në Serbi përveç shtetasve serb.
Një dëshmitar i tha Televizionit SHENJA se kanë kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd dhe presin përgjigjë nëse autoritetet e Shkupit do të shkojnë t’i marrin në mënyrë të organizuar për t’i sjellë në vendlindje.
Jozyrtarisht SHENJA mëson se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është në kontakt me Qeverinë e Serbisë dhe autoritetet serbe në ora 20:00 do të bëjnë të ditur nëse do t’i lëshojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriyt që përmes Serbisë të kthehen në vendlindje, ose jo. /SHENJA/