Një 99-vjeçar ecën dhe herë pas here vrapon, 12 milje çdo ditë për të vizituar gruan e tij të sëmurë në spital.
Luther Younger, 99 vjeç, nga Nju Jork, udhëton më këmbë 9.6 km nga shtëpia e tij për në spital, ku bashkëshortja e tij 55-vjeçare Waverlee Younger po kurohet nga pneumonia.
Luteri, i cili ka shërbyer në Korpusin Detar gjatë Luftës Koreane, udhëton çdo ditë për të parë gruan e tij, në shi apo diell.
Ai tha se zgjodhi të ecte sepse nuk dëshiron të presë vajzën e tij Lutheta që ta dërgojë me makinë dhe as të presë autobuzin për të ardhur.
“Kam një grua. Nuk dua të rri të pres në autobuz. Dua të shkoj atje të shoh gruan time”,tha Luther për CBS News.
Waverlee, e cila tashmë është e paralizuar, është diagnostikuar me tumor në tru para nënte vjetësh dhe që nga ajo kohë spitali është bërë shtëpia e saj e dytë.
Çdo ditë, Luther bën në total rreth 18 km vajtje-ardhje për të qenë pranë saj. Herë pas here, ai fle në spital, ndonjëherë në dysheme.
Luther tha se ai ecën për të provuar përkushtimin e tij ndaj së shoqes, e cila sipas tij, ishte gruaja ideale.
Megjithëse njerëzit janë ofruar ta dërgojnë atë në spital, i moshuari zakonisht refuzon, sepse e ecura i qetëson mendjen. Ai gjithashtu thotë se nuk i ka aspak problem temperaturat e larta, pasi është rritur në Teksas dhe e ka kalur gjithë jetën duke kryer punë shumë të rënda.
“Njerëzit më thonë të kem parasysh moshën që kam”, tha Luther. “Ata janë ziliqarë sepse unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, sepse nuk janë të mira për shëndetin. Nëse do t’i konsumoja ato nuk do të isha këtu ku jam”./tvklan.al