Paratë e vjedhura nga ish pushteti në vlerë prej 800 milion franga është vendosur që të kthehen në Maqedoni thekson kështu ministri aktual pa resor Samka Ibrahimovski i cili së shpejti bëhet deputet duke lënë postin e ministrit, transmeton Zhurnal.mk
“Me këto para mund të fillojë të punojë numratori i cili do tregojë paratë e vjedhura dhe të zbuluara e të kthyera në vend”, thotë ai.
Ai shton se ajo që anëtarët e KSHZ kanë dhënë dorëheqje për aferën e honorareve që kanë ndarë nuk kanë mundur të ndalojnë transferin që ka bërë ish pushteti.
“Përbërja aktuale e KSHZ funksionon derisa të zgjidhen anëtarët e ri, sot isha të nënshkruaj deklaratën se pranoj të bëhem deputet duke zëvendësuar Vasko Kovacevskin dhe në një nga seancat e rradhës do të verifikohet dorëheqja e tij dhe mandati im”, thekson Ibrahimovski.