Në Strugë dhe rrethinë gjendja është stabile dhe nën kontroll ku nuk ka të prekur nga virusi i koronës- sigurojnë autoritetet shëndetësore. Një ditë më parë, epidemiologët u kanë bërë testime tetë personave nga disa fshatra të Strugës, të cilët janë kthyer nga shtetet me rrezik të lartë. Rezultatet ende nuk janë të njohura. Në ndërkohë, gjithsej 81 person janë në vetë-izolim në rajonin e Llabunishtës. Në Strugë nuk ka repart infektiv ndërsa në gjendje të keqe është edhe reparti infektiv i Ohrit, i cili është i vetmi në rajon. Gjithashtu ka mungesë dhomash për izolim dhe personel.
Këto ditë, më shumë pacientë nga Dibra ka në repartin gjinekologjik të Strugës, por të gjithë janë testuar.
Nga spitali thonë që kanë dorëza dhe maska që i kanë siguruar me mjete personale ndërsa rreth 6000 maska kanë qenë donacion nga një kompani private. Nga SPB Ohër paralajmërojnë kontrolle më të përforcuara për personat që janë nën vëzhgim mjekësor. Prej atje për Alsat thonë që është rritur numri i qytetarëve që kanë denoncuar njerëz që nuk e respektojnë rekomandimin për qëndrim në shtëpi.
Miki Trajkovski