Tetëdhjetë mijë punëtorë u ankuan në Lidhjen e Sindikatave se iu janë shkelur të drejtat e tyre të punës. Këto ankesa janë në periudhën nga fillimi i pandemisë, të konfirmuara nga Federata e Sindikatave. Mos pagesa, largimi nga puna i punëtorëve pa procedurë të duhur, shndërrimi i kontratave nga një kohë e pacaktuar, në afat të caktuar, janë ankesat më të zakonshme të punëtorëve.
Kjo nuk është mënyra se si largohen punëtorët, kështu nuk mund të përllogariten pagat dhe ne nuk lejojmë që pagat të mos paguhen. Ne i zgjidhëm shumicën e tyre, por disa punëdhënës nuk na dëgjuan dhe ne filluam procedura gjyqësore, dhe për pjesën tjetër iu drejtuam Inspektoratit Shtetëror të Punës – tha Darko Dimovski Kryetar i LSM-së.
Sipas Inspektoratit të Punës, punëtorët inkurajohen gjithnjë e më shumë, që të raportojnë abuzimin e të drejtave të tyre në vendin e punës. Vetëm nga fillimi i vitit, inspektorët kanë kryer rreth 3,500 inspektime të rregullta, emergjente dhe inspektime. Përveç gjobave, punëdhënësit të cilët nuk e kanë respektuar ligjin, morën dënime kundërvajtëse dhe padi penale.
Është evidentuar denoncim i qytetarëve përmes aplikimit në uebfaqe dhe në qendrën e thirrjeve deri 1,171 raste, nga të cilat kemi marrë 710 denoncime në uebfaqe, dhe 460 qytetarë përmes qendrës së thirrjeve kanë raportuar shkelje të ndonjë të drejte në marrëdhëniet e punës -u shpreh Jovana Trençevska -UD Drejtore e Inspektoratit të Punës.
Inspektorati i Punës thotë se ata kanë punësuar gjashtë inspektorë të rinj, dhe tani pritet që të punësohen edhe pesë të tjerë. Deri në fund të vitit, plani është që të rritet numri i inspektorëve me plus tetë për të kryer inspektime në teren. Sindikata sot promovoi një aplikacion të ri celular “Të drejtat e mia të punës”, ku mund të raportohen parregullsitë në vendin e punës.
Ile Petreski