Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQyteti70-vjecari nga Struga humb jetën në autobus në Serbi

70-vjecari nga Struga humb jetën në autobus në Serbi

Një tragjedi ka ndodhur sot rreth orës 10 të mëngjesit pranë Mihajllovacit, Serbi, kur një burrë 70-vjeçar, pasagjer në një autobus që po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë, ka ndërruar jetë brenda në autobusit.

Sipas mediave serbe, burri ishte shtetas i Maqedonisë nga Struga. Autobusi ishte ndalur në një parking pranë një restoranti në autostradën ndërmjet Beogradit dhe Nishit, ku bashkëudhëtarët vunë re se ai po ndihej keq dhe menjëherë tentuan t’i ofrojnë ndihmë.

Pas rreth 30 minutash, në vendngjarje arriti ndihma e shpejtë mjekësore dhe zyrtarët policorë, të cilët u përpoqën ta reanimojnë, por fatkeqësisht, përpjekjet ishin të pasuksesshme.

Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments