Shtetasit e Maqedonisë kanë interes të madh për vaksinim në Serbi dhe deri tani rreth 70 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë edhe shtetësi të Serbisë janë vaksinuar me vaksinën kinezë “Sinofarm” në punktin në Vranje, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.
“Meqenëse nuk mund të pranoja vaksinën në Shkup, vaksina nuk ka arrit në Maqedoni dhe meqenëse kam shtetësi edhe të Serbisë, parashtrova kërkesë në Drejtorinë për pranimin e vaksinave. Ata pranuan kërkesën time dhe më dërguan datën për pranimin e vaksinës”, deklaroi për RTS Zoran Simonovski nga Shkupi.