Më datë 08.12.2023 në ora 19:55 në SPB Ohër është raportuar se në një hotel në bregun e liqenit të Ohrit, disa persona që kanë shfrytëzuar pishinën e mbyllur të hotelit kanë shfaqur shenja të helmimit me klor.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër janë dērguar M.R.(24), A.B.(19), të dy nga Ohri, J.A.(45) dhe A.P.(37) nga Shkupi, ndërsa në GJ.A (42) dhe dy të mitur, të gjithē nga Shkupi janë dërguar në Spitalin e Përgjjthshëm të Strugës. Për rastin janë njoftuar prokurori publik, përfaqësues të inspeksionit sanitar dhe shëndetësor, Qendra për shëndet publik dhe inspeksioni i punës, ndërsa hetime kanë kryer edhe zyrtarë policorë nga SPB-Ohër. Rasti është duke u zbardhur.(Struga Ekspres)