Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSlider7 avionë sjellin 2 mijë tifozë shtesë në Moskë

7 avionë sjellin 2 mijë tifozë shtesë në Moskë

Rreth 4 milionë kroatë janë mbledhur sot para televizorit dhe në sheshe për të ndjekur finalen e Botërorit “Rusi 2018”, ku kombëtarja e tyre do të luajë ndaj Francës.
Por mjaft tifozë kanë vendosur që ta ndjekin këtë sfidë “live” në Moskë, ndaj 2 mijë bileta më shumë janë prenotuar pak orë para finales nga tifozët kroatë.

7 avionë charter janë nisur sot nga aeroporti i Zagrebit direkt për Moskë edhe pse tifozët e dinë se mund të mos gjejnë biletë, por preferojnë të festojnë në rrugët e kryeqytetit rus.

Këta tifozë do t’u bashkohen mijëra të tjerëve që ndodhen në Moskë prej ditësh për të mbështetur idhujt e tyre.

Tifozët shpresojnë që të dalin me kokën lart në fund të finales.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments