Deri në mesnatë kur edhe skadoi afati, për votim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në KSHZ janë paraqitur gjithsejtë 697 të prekur nga Kovid-19 dhe persona në izolim dhe vetizolim. Për votim janë paraqitur edhe 9020 të sëmurë kronik.
Personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv ndaj Kovid-19 dhe personat të cilëve u është shqiptuar masa e vetizolimit me vendim të Inspektoratit shëndetësorë do të votojnë më 13 korrik në shtëpitë e tyre.
Personat, rezultatet e të cilëve do të jenë pozitiv pas 8 korrikut ose që do të hyjnë në vetizolim pas kësaj date, nuk do të mund të paraqiten për të votuar dhe të realizojnë të drejtën e tyre të votës.
Personat e sëmurë kronik do të votojnë më 14 korrik, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Edhe më tej vazhdon paraqitja për votim e personave që janë në arrest shtëpiak. Afati për këtë kategori përfundon më 11 korrik.
Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik, vendvotimet do të hapen në ora 07:00, ndërsa votimi do të zgjas deri në ora 21:00, dy orë më shumë nga koha e rëndomtë e zgjedhjeve të mëparshme.