Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në bazë të dhënave të Instituti për Shëndet Publik janë bërë 2.865 testime ndërsa janë regjistruar 627 raste të reja me KOVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 765 pacientë.
Vazhdon të jetë i lartë numri i personave të cilët kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Raportohet se 47 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, përcjell SHENJA