Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni6 tërmete kanë goditur Maqedoninë, një tërmet i fortë

6 tërmete kanë goditur Maqedoninë, një tërmet i fortë

Mbrëmë vonë, pas orës 23:00, janë regjistruar një seri tërmetesh të cilat vijnë nga rajoni epiqendror i Dojranit, por më i fuqishmi me intensitet prej V-VI ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, ishte në mëngjes në orën 5 e 24 minuta.
Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, këtë tërmet në 145 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë prej 5 ballëve sipas Rihterit, më së shumti e ka ndjerë popullata në Dojran.

Në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Strumicë intensiteti ishte VI ballë, ndërsa në Kavadar, Radovish dhe Berovë V ballë.

Tërmeti është ndjerë edhe nga popullata e Greqisë fqinje dhe Bullgarisë, ndërsa ka shkaktuar dëme në ndërtimet në vendet e banuara në afërsi me epiqendrën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments