Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota6 persona vdesin nga të shtënat në Angli

6 persona vdesin nga të shtënat në Angli

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në Plymouth, në jugperëndim të Anglisë më 12 gusht, ka thënë policia, duke shtuar se i dyshuari i armatosur është në mesin e të vdekurve.

Dy gra, tre burra, duke përfshirë sulmuesin kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ka thënë policia.

Një tjetër grua ka vdekur pak pasi ka arritur në spital.

“Të gjithë besohet se kanë vdekur nga plagët e plumbave”, ka thënë policia.

Incidenti nuk është lidhur me terorrizëm, dhe zona e sulmit është rrethuar nga policia për hetim, është thënë në deklaratë.

Policia po ashtu i ka bërë thirrje publikut që të mos shpërndajë fotografi të skenës së sulmit.

Ligjvënësi lokal, Luke Pollard ka raportuar se një nga personat e vrarë ka qenë fëmijë nën 10 vjeç.

“Shumica e njerëzve janë duke u trajtuar nga plagët e tyre në spital”, ka thënë Pollard.

Policia e ka përshkruar më herët sulmin si “incident serioz me armë”.

Një dëshmitare i ka thënë transmetuesit britanik BBC, se ajo ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe ka thënë se sulmuesi ka hyrë nëpër shtëpi dhe ka nisur të gjuajë.

Ai më pas ka ikur nga shtëpia dhe ka nisur të qëllojë njerëzit në rrugë, ka thënë ajo.

Plymouth është baza më e madhe detare në Evropën perëndimore, duke përfshirë nëndetëse bërthamore dhe anije të mëdha luftarake.

Ky vend është po ashtu ne zemër të jugperëndimit të Anglisë, dhe një vend i famshëm për pushime brenda shtetit. /Rel

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!