Wednesday, May 7, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni6 muaj burg për Ibrahim Shabanin, ish myftiun e Shkupit (FOTO)

6 muaj burg për Ibrahim Shabanin, ish myftiun e Shkupit (FOTO)

Gjykata Penale Themelore e Shkupit i ka shqiptuar dënim prej 6 muajsh burg, me kusht, ish-myftiut të Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani. Gjyqi e ka nxjerrë fajtor më 31 maj 2019, me vendimin XXIII K nr. 1998/18, të shqiptuar nga gjykatësja Verka Petkovska, informon gazeta KOHA.

Përndryshe, në janar të vitit 2015 myftiu i mëparshëm Shabani, në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat e brendshme të BFI-së, nga arka e Myftinisë ka marrë 10.108 euro (621.642,00 denarë) kinse për të blerë veturë zyrtare, të cilat të holla i ka shfrytëzuar për nevojat e veta personale.

“Vendimi mbi bazë të Nenit 353 të Kodit penal ka paraparë një periudhë prej dy vjetësh për efektuimin e dënimit, nëse fajtori nuk kryen vepër të re penale, kthimin e tërë shumës së të hollave në afat prej 6 muajsh dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve që ka bërë pala e dëmtuar – Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Myftinia e Shkupit”, njoftojnë nga BFI-ja.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments