Një pacient nga Struga (58 vjeç) dhe një pacient nga Shkupi (47 vjeç) ndërruan jetë të dy në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, që të dy kanë qenë në ventilim mekanik për një kohë të gjatë. Një pacient nga Tetova (41 vjeç) i shtruar në spital, më 19 maj, njofton Venko Filipçe.
Struga Ekspres mëson se 58 vjeçari që ndërroi jetë është nga Podgorca e Strugēs.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 622 teste dhe janë regjistruar 25 raste të reja të covid-19.
– Shkup 14
– Kumanove 2
– Shtip 4
– Prilep 1
– Tetovë 2
– Struga 1
– Veles 1
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2039, numri i pacientëve që shërohen është 1470, numri i vdekjeve është 119, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 450.