54 vjeçari ndalohet nga policia në rrugën Strugë-Qafethanë

0
362

MPB- Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 54-vjeçari nga fshati Vranishtë i Strugës për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kryerje e transportit publik pa poseduar licencë”.
Gjatë një kontrolli në rrugën magjistrale Strugë-Qafëthanë, oficerët e policisë e kanë ndaluar të dyshuarin duke kryer transport të udhëtarëve me automjetin “Volkswagen Passat” pa pasur licencë të lëshuar nga organi shtetëror kompetent, informojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)