Kanë dalë detaje të reja në lidhje me atenatin që se do të bëhej për vrasjen e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit.
Gazetari Artan Hoxha në studion e News24 ka thënë se ka një kërcënim real për vrasjen e deputetëve të PS-së dhe PD-së.
Sipas Hoxhës, personi i cili është kontaktuar për të vrarë Doshin dhe Fufin ka pranuar që ka marrë porosinë dhe se ka marrë 80 mijë euro parapagim për këto krime.
“Kanë qenë vënë 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe 100 mijë euro për vrasjen e Mëhill Fufit”, tha gazetari Hoxha.
Sipas gazetarit, i cili është dhe mik i deputetit socialist Tom Doshi, ekziston një video-regjistrim të personit që ka marrë porosinë për vrasjen dhe është bërë një takim edhe në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetit Doshi dhe personit që pretendon se ka marrë porosinë për vrasjen.
Për të gjitha këto takime mësohet se janë regjistruar dhe ekziston edhe dëshmia e një personi tjetër, tha Hoxha.
Sipas tij edhe pse ka pasur indicie për kërcënime nuk janë shtuar masat e sigurisë për deputetin Tom Doshi dhe të Mëhill Fufit.(opozita.com)