Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni50-vjeçari humbi jetën pas të shtënave në Haraçinë, 19-vjeçari lufton për jetë

50-vjeçari humbi jetën pas të shtënave në Haraçinë, 19-vjeçari lufton për jetë

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” mbrëmë janë pranuar dy personat e lënduar në incidentin e ndodhur në Haraçinë të Shkupit.

Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa personi i dytë është pranuar menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv, është bërë diagnoza dhe do të bëhet intervenim kirurgjik, thanë për MIA-n nga Qendra Emergjente.

Ata bëjnë të ditur se pacienti i vdekur është 50 vjeç, ndërsa tjetri 19 vjeç që po lufton me jetën.

“Për shkak të seriozitetit të gjendjes së pacientit 50-vjeçar, menjëherë është kryer reanimacioni, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e ekipeve mjekësore kujdestare, ky pacient ka ndërruar jetë”, theksojnë nga Qendra Emergjente.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments