Dje në ora 20:55 në MPB-Ohër është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Turištika” nē rrugën “Dejan Vojvoda” në Ohër, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Tuareg” me targa të Ohrit, i drejtuar nga njē 43-vjeçar nga fshati Leshan i Komunës së Debrcës ka goditur një grua 43-vjeçare nga Struga.
Në aksident gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “St. Erazmo” në Ohër. Inspektimin e ka bërë ekipi inspektues nga SPB- Ohër,njofton MPB.
(Struga Ekspres)