Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni43 vjeçarja humb në Shkup, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen...

43 vjeçarja humb në Shkup, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj

*Një nënë e përkushtuar, bashkëshorte dhe grua e punësuar pa asnjë problem shëndetësor – kështu e përshkruan familja e Lidija Trajkovska (43), e cila doli nga shtëpia rreth orës pesë të mëngjesit dhe që atëherë ka humbur çdo gjurmë. Ajo nuk mori me vete as dokumente personale dhe as telefon celular. Familjarët e saj, të shqetësuar nga rasti, i bëjnë thirrje publikut për ndihmë në gjetjen e Lidijës.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e tillë, të gjithë jemi të tronditur dhe kërkojmë ndihmë për gjetjen e nënës sonë. Ajo është një grua e familjes, e punësuar në Tinex, doli nga shtëpia rreth orës pesë të mëngjesit, ndërsa motra ime dhe babai im ende po flinin. Nuk dimë çfarë ka ndodhur, është një tronditje e madhe për të gjithë ne dhe shumë e pazakontë për nënën tonë. Rasti u raportua menjëherë në polici.”, thotë vajza e saj.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments