Për pesë vite, të ardhurat nga pikë-pagesat rrugore janë dyfishuar në dhjetë pikat e pagesave në vend. Sipas të dhënave nga Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore, vitin e kaluar nga pikë-pagesat janë arkëtuar gjithsej 40.5 milion euro, që vetëm për një vit është më shumë për 1.7 milion euro.
Para pesë viteve, në vitin 2013, të ardhurat e përgjithshme nga pikë-pagesat kanë qenë 22.4 milion euro.
Rritje gjithashtu ka pasur edhe të numrit të automjeteve që kanë kaluar nëpër pikat e pagesave. Vitin e kaluar pika pagesore kanë paguar 41.1 milionë automjete, ndërsa para pesë viteve 30.7 milion.
Drejtori i ndërmarrjes publike thotë se rritja e të ardhurave, përveç rritjes së numrit të automjeteve, është edhe për shkak të rritjes së kontrollit në pikat e pagesave.
Kur të shikohet se si është gjendja e shumë rrugëve në Maqedoni, lind pyetja se pse këto mjete nuk investohen për ndërtimin e rrugëve.