Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBota39 vjeçari qëllon për vdekje bashkëshorten, tre fëmijët, qenin dhe në fund...

39 vjeçari qëllon për vdekje bashkëshorten, tre fëmijët, qenin dhe në fund veten e tij

Burri 39 vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, tre fëmijët e tyre, qenin dhe në fund edhe veten e tij.

Policia në Karolinë të Veriut, ka treguar se Michael Ireland, 39 vjeçar ka lënë të vdekur familjen e tij dhe në fund edhe veten, shkruan Daily Mail.
Vrasja e katërfishtë kishte ndodhur të premten dhe ishte raportuar nga një i afërm i familjes i cili nuk kishte arritur të kontaktojë me familjen Ireland.

Bashkëshortja April Ireland ishte 26 vjeçare, një foshnje tetë muajshe, ndërsa fëmijët tjerë tre dhe katër vjeç.

Policia në të gjithë trupat e viktimave kishte zbuluar nga një të shtënë dhe se nuk kishte patur shenja dhune brenda shtëpisë, transmeton Tch.

Megjithatë, Michael Ireland kishte pasur probleme pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje, komunikim të ashpër dhe kërcënime.

Po ashtu, familja kishte probleme financiare dhe Michael ndodhej në depresion.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments