Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBota38 vjeçari shqiptar në Cyrih të Zvicrës vret gruan për tradhti (VIDEO)

38 vjeçari shqiptar në Cyrih të Zvicrës vret gruan për tradhti (VIDEO)


Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur dje në Cyrih të Zvicrës, ku një shqiptar e ka vrarë së pari gruan e tij e pastaj edhe vetën.

Siç raportojnë mediat atje, shqiptari me nënshtetësi italiane, Danilo Nuzzo (38 vjeçar), rreth orës 14:30 ka gjuajtur me armë bashkëshorten e tij po ashtu me nënshtetësi italiane, Irene Rizzo (35 vjeçare), në qendër të qytetit.

Çifti me origjinë nga Shqipëria po jetonte prej kohësh në Zvicër dhe ishin prindër të dy vajzave, transmeton Indeksonline.

Akoma nuk dihet shkaqet e tragjedisë, derisa dyshohet për tradhti. Gruaja ishte nëpunëse në një filial të bankës UBS dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara godinës.

Indeksonline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes ku çifti shihet i shtrirë në tokë. Gruaja ka vdekur përpara hyrjes së bankës, ndërsa disa metra larg saj bashkëshorti i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

Duket që burri i ka kaluar ditët e fundit në Itali dhe pikërisht një ditë përpara tragjedisë është kthyer në Zvicër. Policia e qytetit zviceran ka hapur një hetim për ngjarjen.

Hetimet po udhëhiqen nga zyra e prokurorit publik atje dhe nga policia kantonale e Cyrihut.
https://youtu.be/KUREfs05dGk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments