SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi (37) vjeçar nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “Mbajtje dhe tregtim pa leje i armëve apo lëndëve shpërthyese”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer më datë 15.03.2022, punonjësit e policisë gjetën dhe konfiskuan një pistoletë tip “Browning” 7.65 mm dhe 40 fishekë që i posedonte në mënyrë të paligjshme.
(Struga Ekspres)