Në Qendër të Prilepit, në lagjen “Trizlla”, mbrëmë pas një zënke nga jeta është privuar një grua 33 vjeçare nga Prilepi, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.
“Kryerësi i vrasjes është partneri i saj me të cilin ka jetuar me status jashtëmartesor. I dyshuari 36 vjeçar me thikë disa herë e ka goditur në gjoks dhe si pasojë e lëndimeve gruaja ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së viktimës, i cili ka qenë në moshë 10 vjeçare”, thonë nga Prokuroria.
Sipas Prokurorisë, prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes bashkë me ekspertët e MPB-së.
“Janë siguruar gjurmët nga vendi i ngjarjes të cilat do të dërgohen për ekspertizë. Sipas informatave të para nga kontrolli me aparat të sasisë së alkoolit, i dyshuari ka pasur mbi 2 promil alkool. E dhëna e saktë do të dihet pasi që të kryhet analiza e plotë e gjakut dhe urinës nga i dyshuari”.