Më 17 Prill 2020, në ora 22:10 , SPB- Ohër, në koordinim me oficerët e policisë nga Sektori për Krime në Ministrinë e Brendshme, gjetën 33-vjeçarin B.P. nga Raça i Ohrit, raporton Struga Ekspres.
Më 16 Prill 2020, në orën 13:05, ai dërgoi një mesazh në numrin celular të vëllait të tij se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur, të cilët kërkonin para për lirimin e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, SPB- Ohër do të paraqesë kallëzim penal për raportim të rremë.(Struga Ekspres)