Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBota33-vjeçari nga Maqedonia e Veriut i mashtron zviceranët duke u marrë shumë...

33-vjeçari nga Maqedonia e Veriut i mashtron zviceranët duke u marrë shumë para

Policia dhe Prokuroria Publike e kantonit St.Gallen, javën e kaluar kanë kërkuar viktima të mëtejshme të mundshme, në lidhje me mashtrimin e supozuar nga një shtetas verimaqedonas 33-vjeçar. Në ndërkohë, janë paraqitur edhe dhjetëra viktima të tjera. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit St.Gallen, Policia Kantonale e St.Gallen tani po përpunon denoncimet e pranuara dhe, nëse është e nevojshme, do ta kontaktojë sërish palën e dëmtuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Në këtë kontekst, autoritetet e zbatimit të ligjit falënderojnë për ndihmën e popullatës.

Shtetasi i akuzuar verimaqedonas, ende është në paraburgim. Për shkak të procedurës aktuale, nuk mund të shpallen detaje të mëtejshme të denoncimeve të pranuara në ndërkohë.

Të përkujtojmë se nga fillimi i muajit maj, ai ishte arrestuar nga policia zvicerane në ëil, nën dyshimin se kishte kryer disa mashtrime. Verimaqedonasi kishte shkuar nëpër shtëpi duke paraqitur raste emergjente dhe duke shkaktuar keqardhje tek zviceranët. Kështu, ai kishte marr shuma të mëdha parash nga disa familje zvicerane.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments