
Zyra e jashtme për punë kriminalistike Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 33-vjeçari nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, shkruan Struga Ekspres.
Më 7 korrik 2025, i kallëzuari ka nënshkruar kontratë me një person nga Struga për marrjen me qira të një automjeti, por nuk e ka kthyer automjetin brenda afatit të përcaktuar, informojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)



