SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër një 32-vjeçari nga Ohri, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprat penale “vjedhje e mbetur në tentativë” dhe “rrezikim i sigurisë”.
Më datë 13.11.2024, në orën 22:15 në një lokal bastesh në Ohër,32 vjeçari ka tentuar të marrë para me kërcënime dhe sjellje agresive ndaj punonjësit, me çka ka thyer pjesë të inventarit dhe makineritë e vendosura në objekt, njofton SPB- Ohër.(Struga Ekspres)