30-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në Gjermani, rrëzohet nga skela ku po punonte

0
16
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një 30-vjeçar shqiptar, Ijon Bushi, ka humbur jetën në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë nga skela ku po punonte.

Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën.

Ai ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.

Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri. Ata kanë mbledhur paratë e furneralit dhe disa para për nënën e tij.