Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni30 vite kerkojne “dhoma gazi per shqiptaret” dhe asnje i burgosur?!

30 vite kerkojne “dhoma gazi per shqiptaret” dhe asnje i burgosur?!

Shkruan: Fejzi Hajdari

Kush duhet te mbaje pergjegjesi, qe qytetaret sillen detyrimisht në situatë për ta mbrojtur pronen, qofte edhe me akte dhe gjera jo te hijshme? E dini se pasuria, prona…, eshte SHPIRTI I NJERIUT!

Kete shume ma mire e dine, ata te cilet konform ligjit ishin dhe jane te thirrur ta ruajen pronen dhe sigurine e cdo qytetari, pa dallim. Me keto veprime tani 30 vite, ju, pushteti, sidomos Ministria e Brendshme, silleni sikur nuk ju intereson nga “ana shqiptare e Shkupit”, siguria e prones dhe aq më pak siguria e qytetarëve. Silleni sikur jeta e qytetarit dhe prones “kendej Ures se Gurit” eshte më pak e vlefshme se sa ajo “përtej Urës”(?!!).

E them kete konstatim tridhjetevjecar, me shume keqardhje dhe dhimbje…

E dini qe 31 vjet, protestuesit maqedonas akoma nuk e kane ndryshuar ‘ikonografinë” e protestave, e aq më pak brohoritjet fashiste, raciste: “Dhoma Gazi per shqiptaret”, “Vetem shqiptari i vdekur, eshte shqiptar i mire”…? Ma tregoni vetem nje rast kur nje maqedonas eshte burgosur nga policia maqedonase, per keto brohoritje dhe pankarta fashizoide (te denja vetem per kohen e Hitlerit, Musolinit…) edhe pse gjate gjithe kesaj kohe, zevendesministri i Ministrise se Brendeshem ka qene shqiptar.

Ata qe shtiren sot se nuk e dine, ata jane te papergjegjshem, ata jane cinikë dhe tendenciozë.

Pikerisht per shkak te leshimeve nga njeriu i pare i Policise Spasovski dhe ai i dyti Bushi (por edhe kryeministri Kovacevski), pothuajse gati u sollem ne prag te realizimit te skenareve ogurzi te tilitp te 27 prillti, per te cilet paraprakisht paralajmeruan kryeministri Kovacevski edhe Spasovski. Prandaj, imponohet pergjigjja logjike: Pse edhe krahas informacioneve qe kishin, “lejuan” qe situata te mbërrijë kulmin te “Sheshi Skenderbe” ne “Carshine e Vjeter”?

Kur politizohet MPB’ja, drejtesia dhe rendi behen konform kutit partiak dhe jo normave ligjore. Prandaj policia maqedonase sillet, si njerkë per shqiptaret, dhe si nënë me protestuesit maqedonas. Fatkeqesisht, kete me duhet ta potencoj per te satën herë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!