Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQyteti“27 prilli”, Petre Zhezhovski dënohet me burg 2 vjet e 10 muaj

“27 prilli”, Petre Zhezhovski dënohet me burg 2 vjet e 10 muaj

Edhe një dënim me burg pas pranimit paraprak të fajit për ngjarjet e 27 prillit.
Petre Zhezhovskit nga Shkupi iu shqiptua dënim me burg prej 2 viteve e 10 muajve për sulm ndaj truprojës së ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski gjatë hyrjes së dhunshme më 27 prill të vitit të kaluar.

Zhezhovski ishte prej të parëve që dhunshëm hynë në sallën e konferencës ku gjendeshin deputetët e shumicës parlamentare dhe me grushte e ka sulmuar truprojën Sasho Tasevski. Ky është pranimi i tretë i fajit.
Paraprakisht me pranim të njëjtë të fajit, dënimi me burg iu shqiptua Vasko Cungarevskit dhe Dimitar Popovskit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments