Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni26 viktima dhe 906 raste të reja me koronavirus

26 viktima dhe 906 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 6006 teste për Koronavirus dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 906 persona. Ndërsa numri i rasteve të reja vazhdon të jetë stabil prej një jave, ai i viktimave vazhdon të mbetet i lartë. Sot janë regjistruar 26 viktima të tjera nga Koronavirusi në të gjithë vendin. Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë, përkatësisht me 8 dhe 6 viktima, ndërsa Struga regjistron 3 viktima, kurse Kërçova dhe Gostivari nga 2 viktima. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 343 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 156 660. Rastet aktive me virus janë 14 785, ndërsa numri total i vdekjeve 5 964.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments