Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëri24 vjeçari vrau gjyshërit, më pas shuajti familjen e xhaxhait

24 vjeçari vrau gjyshërit, më pas shuajti familjen e xhaxhait

Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit.
Një person ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të familjes Zykaj.

Sipas raportimit të korrespondentit të Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vet xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha bën të ditur se masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronat. Autori 24-vjeçar nuk njihet si i sëmurë mendor, por përdorues droge. Sipas burimeve të Prokurorisë, në hetimet për këtë ngjarje të rëndë do të përfshihen edhe Krimet e Rënda në Tiranë, ndërkohë që momentalisht janë marrë në pyetje prindërit e vrasësit.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments