Monday, October 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKëto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (RKE) ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht me 1,85% krahasuar me vendimin e mëparshëm të 28 shtatorit 2026.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 6 tetor 2026, në orën 00:01.

Sipas përllogaritjeve, çmimet referente në tregun botëror kanë shënuar ulje: benzina me 2,885%, dizeli me 4,770%, vaji ekstra i lehtë me 4,384%, ndërsa mazuti me 1,807%. Ndërkohë, kursi i denarit ndaj dollarit është rritur me 0,9101%.

Në formimin e çmimeve është marrë parasysh edhe vendimi i Qeverisë për TVSH të reduktuar në 10% për Eurodizelin, si dhe ulja e akcizës për 4 denarë për litër për benzinën dhe dizelin.

Çmimet maksimale nga nesër do të jenë:

– EUROSUPER BS-95: 98,50 denarë/litër – ulje prej 1,50 denarësh
– EUROSUPER BS-98: 100,50 denarë/litër – ulje prej 1,50 denarësh
– EURODIZEL BS (D-E V): 97,00 denarë/litër – ulje prej 3 denarësh
– Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 108,50 denarë/litër – ulje prej 3 denarësh
– Mazut M-1 NS: 49,597 denarë/kg – ulje prej 0,285 denarësh

Nga RKE sqarojnë se bëhet fjalë për çmime maksimale, ndërsa tregtarët me shumicë dhe pakicë mund t’i përcaktojnë çmimet edhe në nivele më të ulëta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!