Monday, August 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiEugen Shej: Thirrjet nacionaliste nuk kanë vend në Strugë, ligji të zbatohet...

Eugen Shej: Thirrjet nacionaliste nuk kanë vend në Strugë, ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, dhe jo vetëm për shqiptarët

Këshilltari i VLEN në Këshillin Komunal të Strugës, Eugen Shej, ka reaguar pas ngjarjeve të mbrëmjes së kaluar gjatë kremtimit të Ditës së Ilindenit, duke dënuar thirrjet me përmbajtje nacionaliste që, sipas tij, janë bërë nga disa të rinj, shkruan Struga Ekspres.

Shej theksoi se Struga është një qytet multietnik me shumicë shqiptare, i njohur për bashkëjetesën dhe respektin ndërmjet komuniteteve, duke vlerësuar se çdo thirrje që nxit tensione apo përçarje nuk duhet të ketë vend në qytet.

Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Policisë, që të veprojnë me profesionalizëm, ndërgjegjshmëri dhe pa standarde të dyfishta.
“Nëse thirrjet nacionaliste dënohen kur vijnë nga shqiptarët, i njëjti parim duhet të vlejë edhe kur ato vijnë nga maqedonasit”, ka deklaruar Shej.

Sipas tij, ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pasi vetëm drejtësia dhe barazia në zbatimin e ligjit garantojnë stabilitetin dhe bashkëjetesën në Strugë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!