Friday, April 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë hënën nuk punohet në Maqedoninë e Veriut

Të hënën nuk punohet në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, e hëna më 13 prill 2026 do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, informon Struga Ekspres.

Pas festimit të Pashkëve më 12 prill (e diel), dita pasuese, e hëna e Pashkëve, shënohet si ditë jo pune për shumicën e institucioneve shtetërore, shkollave dhe një pjese të madhe të sektorit privat.

Autoritetet rikujtojnë qytetarët se shërbimet emergjente do të funksionojnë normalisht, ndërsa aktivitetet e rregullta do të rifillojnë të martën, më 14 prill.

Pushimi shfrytëzohet tradicionalisht për takime familjare dhe festime pas Pashkëve.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!