Friday, April 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiEnver Xhila zgjidhet në krye të nëndegës së BDI-së në Misllodezhdë (FOTO)

Enver Xhila zgjidhet në krye të nëndegës së BDI-së në Misllodezhdë (FOTO)

Enver Xhila zgjidhet në krye të nëndegës së BDI-së në Mislodezhdë

Procesi i riorganizimit të nëndegëve të Bashkimit Demokratik për Integrim po vazhdon në terren, me qëllim forcimin e strukturave dhe përfshirjen e kuadrove të reja në parti.

Në kuadër të këtij procesi, në nëndegën e Mislodezhdës është zgjedhur për kryetar Enver Xhila, një emër i ri që njihet për angazhimin e tij në komunitet dhe që vjen si përfaqësues i një gjenerate të re me energji dhe vizion.
Xhila, një sipërmarrës i ri, konsiderohet si një figurë që sjell frymë të re dhe pozitivitet në organizimin lokal të partisë.

Angazhimi i tij i deritanishëm në aktivitetet politike dhe shoqërore është vlerësuar pozitivisht nga strukturat e partisë dhe anëtarësia.

Në zgjedhjet e kaluara, ai ishte pjesë e listës së kandidatëve për këshilltar komunal nga radhët e BDI-së, ku u dallua si një nga kandidatët më aktivë gjatë fushatës dhe në komunikim me qytetarët.

Zgjedhja e tij në këtë detyrë shihet si një hap drejt fuqizimit të mëtejshëm të nëndegës në Mislodezhdë dhe rritjes së angazhimit politik në nivel lokal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!