Më 9 prill 2026 në Ohër, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike pranë SPB Ohër kanë privuar nga liria një person 44-vjeçar nga Ohri, duke vepruar sipas kallëzimeve të mëparshme se përmes telefonit dhe profileve në rrjetet sociale kishte shqetësuar dhe kishte drejtuar kërcënime ndaj disa anëtarëve të familjes së tij, shkruan Struga Ekspres.
Gjatë një kontrolli të kryer me urdhër gjykate në shtëpinë e tij janë gjetur telefona mobilë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat janë sekuestruar për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës, njoftojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)













