Friday, April 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni36 vjeçari kapet me kokainë në Ohër

36 vjeçari kapet me kokainë në Ohër

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi 36-vjeçar nga Ohri, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, shkruan Struga Ekspres.

Më 3 prill 2026, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në një automjet pasagjerësh me targa të Ohrit, i drejtuar nga i dyshuari, gjatë së cilës në automjet është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Më pas, është kryer edhe kontroll në një objekt në Ohër që përdorej nga i dyshuari, ku gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar kokainë, njoftojnë nga SPB Ohër.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!