Sot vendi pritet të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me diell dhe vranësira gjatë pjesës së parë të ditës.
Sipas parashikimeve, në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave i shoqëruar me reshje të shkurtra shiu, veçanërisht në zonat malore.
Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 22 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike pranverore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Në zonat jugperëndimore, përfshirë Struga dhe Ohri, pritet mot më i butë, me vranësira kalimtare dhe mundësi të vogla për reshje













