Wednesday, April 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLAJM I MIRË: Në Strugë hapet kuzhinë popullore për personat nevojtarë (FOTO)

LAJM I MIRË: Në Strugë hapet kuzhinë popullore për personat nevojtarë (FOTO)

Një iniciativë e rëndësishme humanitare ka marrë jetë në Strugë, ku një Shoqatë Humanitare “Solidariteti Ndihmon” ka hapur një kuzhinë popullore pranë Tregut të Gjelbërt, me qëllim mbështetjen e qytetarëve në nevojë, njofton Struga Ekspres.

Kjo kuzhinë do të ofrojë ushqime falas për familjet dhe individët që përballen me vështirësi ekonomike, duke siguruar një vakt të ngrohtë dhe dinjitoz për ta. Nisma synon të zbusë sadopak vështirësitë e përditshme të shumë qytetarëve dhe të sjellë më shumë solidaritet në komunitet.

Kuzhina do t’ju shërbejë çdo ditê, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.Të dielën nuk punohet.

Organizatorët theksojnë se kjo është vetëm një nga hapat e parë në përpjekjen për të ndihmuar shtresat më të ndjeshme, ndërsa bëjnë thirrje për mbështetje nga bizneset lokale dhe qytetarët që kanë mundësi të kontribuojnë.
Banorët e Strugës e kanë mirëpritur këtë nismë, duke e cilësuar si një akt të rëndësishëm humanizmi dhe kujdesi për njëri-tjetrin.
Kuzhina popullore pritet të shërbejë çdo ditë për një numër të konsiderueshëm qytetarësh, duke u kthyer në një pikë shprese për shumë për njêri tjetrin.(Struga Ekspres)


AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!