Ti nuk ke kurriz për të mbajtur fjalën, dhe si i tillë nuk ke të drejtë të flasësh për “fjalë të dhënë” e “fjalë të mbajtur”.
Pas çdo premtimi tënd qëndron një mashtrim i madh. Lista është e gjatë: nga “meritokracia” që e përdore si slogan bosh, deri te premtimet absurde për 10 mijë euro aksione për çdo qytetar. Sot këto nuk janë më premtime të pambajtura, janë prova të një politike të ndërtuar mbi gënjeshtra dhe mashtrime. Ti nuk je alternativë. Ti je vetë fytyra e mashtrimit.
Hipokrizia jote është edhe më e rëndë kur flet për “zgjidhje gjysmake”. Si ka mundësi që sot e quan Balancuesin zgjidhje të paplotë, ndërsa për më shumë se 20 vite si nënkryetar i BDI-së nuk e the asnjë fjalë? Nëse ishte problem, pse heshte? Nëse ishte i padrejtë, pse nuk veprove?
E vërteta është më e thjeshtë: problemi yt nuk ka qenë sistemi, por kontrolli mbi të. Nuk dole kundër padrejtësive, dole kundër faktit që nuk mund t’i kontrolloje ato sipas interesave tua familjare.
Dhe sot, kur flet për “ndryshim”, nuk sjell as reflektim, as përgjegjësi. Vetëm riciklon retorikë të re mbi një histori të vjetër.
Për çështjet kombëtare, për përfaqësimin dhe për drejtësinë, ti je i fundit që mund të flasësh.
I fundit.














