Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 20 deri në 26 gradë Celsius. Gjatë ditëve në vijim deri në fund të javës, moti do të bëhet më i paqëndrueshëm, me shtim të vranësirave dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.













