Monday, April 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës nga mesnata rritet për 2,5 deri në 3 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 ulet për 0,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (RKE). Me këtë vendim, çmimet e karburanteve rriten mesatarisht për 1,41%.

Sipas vendimit:

Eurodizel (D-E V) rritet për 2,5 denarë dhe arrin në 98 den/l
Vaji ekstra i lehtë rritet për 3 denarë dhe bëhet 95,5 den/l
Eurosuper BS-95 ulet për 0,5 denarë në 83,5 den/l
Eurosuper BS-98 mbetet i pandryshuar në 85,5 den/l
Mazuti rritet për 0,901 den/kg dhe arrin në 51,311 den/kg
Nga KRRE bëjnë të ditur se rritja vjen si pasojë e çmimeve më të larta në tregjet botërore dhe kursit të dollarit. Në përllogaritje janë marrë parasysh masat e Qeverisë: TVSH e reduktuar 10% (përveç mazutit) dhe akciza të ulura – 4 den/l për dizelin dhe 2 den/l për benzinën.

KRRE u bën thirrje kompanive të naftës që të aplikojnë edhe zbritjen shtesë: 3 den/l për dizel dhe 2 den/l për benzinë, në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë drejtpërdrejt uljen. Sipas tyre, pa këto masa, çmimet do të ishin shumë më të larta: deri në 92 den/l për BS-95, 94 den/l për BS-98, 110 den/l për dizel dhe 107 den/l për vaj ekstra të lehtë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!