Wednesday, April 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderShoqata e Mërgimtarëve të Ladorishtit në Zvicër zgjedh Kryesinë e re për...

Shoqata e Mërgimtarëve të Ladorishtit në Zvicër zgjedh Kryesinë e re për mandatin e ardhshëm

Shoqata e Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër më 15.03.2026 në Uster të Cyrihut mbajti Kuvendin e saj zgjedhor duke informuar të gjithë pjesëmarrësit me aktivitetet e Shoqatës gjatë mandatit 2024/2025.
Në Kuvendin e saj mori pjesë edhe Kryetari i BL të Ladorishtit z.Martanesh Dauti ku së bashku me mërgimtarët ladorishtarë u diskutua situata në fshat dhe projektet për të ardhmen që ka Bashkësia Lokale e Ladorishtit në bashkëpunim me Shoqatën tonë.
Të pranishmit unanimisht votuan përbërjen e re të Kryesisë ku Shoqatës ju bashkuan edhe dy anëtarë të rinj që vullnetarisht dëshirojnë të japin kontributin e tyre.
Më 29.03.2026 në lokalet e Shoqatës u votua përbërja e re e Kryesisë që do të drejtojë Shoqatën.
Përbërja e re e Kryesisë së Shoqatës është:
Arben Saliu – Kryetar
Shpendi Etemi – nënkryetar
Alaudin Osmani – arkëtar
Shëndrit Dauti – sekretar
Anëtarët tjerë të Kryesisë janë:
Rini Dauti
Samedin Allka
Albrim Allka
Dashuri Kishta
Xheladin Allka
Gani Malo dhe
Axhi Volina

Shoqata e Mërgimtarëve të fsh.Ladorisht në Zvicër shpreson që në të ardhmen të arrijë objektivat e saj për komunitetin ladorishtar në Zvicër, bashkëpunimin e ndërsjellë me Bashkësinë Lokale të Ladorishtit si dhe të gjitha asociacionet e tjera në Ladorisht.

Me respekt
Kryesia e Shoqatës së Mërgimtarëve të fsh.Ladorisht në Zvicër

Kryetar – Arben Saliu

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!