Wednesday, April 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRënie e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme

Rënie e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, krahasuar me vitin paraprak.

“Në fund të vitit shkollor 2024/2025 në shkollat e rregullta fillore klasën e kanë përfunduar 177 353 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65 192 nxënës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Kështu, në shkollat fillore janë regjistruar 178 918 nxënës, ndërsa në të mesmet 65 476 nxënës, ashtu që në fillore kemi rënie për 1.3 përqind, ndërsa në të mesme 0.8 përqind.

“ Në vitin e njëjtë shkollor, shkollën fillore e kanë mbaruar 19 673 nxënës. Shkollën e mesme në këtë vit shkollor e kanë mbaruar 17 952 nxënës”, raportoi Enti.

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie për 0.3 përqind e numrit të fëmijëve në institucionet për kujdes dhe edukim, ndërsa numri i institucioneve u zvogëlua për 0.8 përqind.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!