Në një atmosferë shumë pozitive dhe vëllazërore, mbrëmë në Belicë u mbajt riorganizimi i nëndegës së BDI-së.
Me mbështetje të plotë dhe unanime nga të gjithë të pranishmit, Miran Istrefi u zgjodh Kryetar i nëndegës së BDI-së në Belicë.
Miran Istrefi është jurist i diplomuar në Universitetin e Tetovës, ku edhe është i angazhuar profesionalisht. Ai është pjesë e BDI-së që nga themelimi dhe njihet si një aktivist i përkushtuar dhe figurë me integritet e kredibilitet në qytet dhe më gjerë.
BDI – Dega Strugë i uron suksese kryetarit të ri të sapo zgjedhur Miran Istrefi në detyrat e reja, duke shprehur besimin se me përkushtim dhe vullnet të mirë do të vazhdojë të kontribojnë në fuqizimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.

















