Wednesday, April 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLAJMI I I FUNDIT: Policia rrugore në aksion të madh, do të...

LAJMI I I FUNDIT: Policia rrugore në aksion të madh, do të kontrolloj shoferët e makinave, zero tolerim

Stefan Dimoski, zëdhënësi i SPB Ohër njofton publikun se, me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacion, Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor në Ohër do të intensifikojë kontrollet ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve motorike, e veçanërisht ndaj drejtuesve të motoçikletave, mopedëve, biçikletave me motor ndihmës, tricikleve dhe katërcikleve.

Aksioni pêrshin Strugën,Kërçovën dhe Dibrën

Ndaj atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut do të ndërmerren masa represive në përputhje me autorizimet ligjore.

Kujtojmë se, sipas Kodit Penal, drejtimi i mjetit motorik pa pasur provimin e dhënë për patentë shofer do të sanksionohet sipas nenit 297-A, ndërsa mjetet, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike Ohër, do të konfiskohen sipas nenit 300-B, pas çka ndaj drejtuesve do të parashtrohet kallëzim penal.
Gjatë kontrolleve të trafikut të realizuara në periudhën e kaluar, janë kapur të mitur dhe të rinj duke drejtuar mopedë dhe motoçikleta pa pasur provimin përkatës të dhënë dhe duke marrë pjesë në komunikacion, ndërsa jo rrallëherë, për shkak të pakujdesisë, kanë shkaktuar aksidente trafiku që kanë përfunduar me vdekje ose lëndime të rënda trupore.

Për këtë arsye, me qëllim parandalimin e këtyre dukurive, apelojmë tek prindërit ose kujdestarët në familje, si dhe tek stafi arsimor në shkollat fillore dhe të mesme, që t’u theksojnë të rinjve pasojat e mosrespektimit të rregullave dhe dispozitave të trafikut, përkatësisht fëmijët të mos drejtojnë mjete motorike, motoçikleta dhe mopedë pa pasur të dhënë provimin për patentë shoferi, ndërsa ata që e kanë të dhënë provimin, t’i drejtojnë motoçikletat dhe mopedët duke mbajtur helmetë mbrojtëse dhe duke respektuar rregullat e trafikut.

Veçanërisht, stafit arsimor i drejtojmë apel për edukim të shtuar për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
Gjatë kontrolleve të trafikut të realizuara dje (31.03.2026) nga ora 11:00 deri në ora 17:00, SPB Ohër, në përputhje me nenet 297 dhe 300 të Kodit Penal, konfiskoi tre mopedë, ndërsa ndaj drejtuesve do të parashtrojë kallëzime penale.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!